Parlamenti hodhi poshtë veton e presidentit Rumen Radev mbi kufizimet dhe sanksionet për të ashtuquajturin "kampim të lirë". Ndryshimet qenë të pranuara për herë të dytë me votat e partisë GERB, “Patriotëve të Bashkuar”, Lëvizjes për të drejtat dhe liritë dhe partisë “Volja”. Ndryshimet ndalojnë vendosjen e çadrave, mbi dunat prej rëre dhe për organizimin e vendeve për kamping në vende, të cilat nuk janë të përcaktuara posaçërisht për këtë qëllim. Për shkeljen e kufizimit të parë do të vihen gjoba nga 256 deri më 511 euro, kurse për të dytën - nga 511 deri më 1534 euro. Sanksionet do të hyjnë në fuqi një vit pas pranimit të rregullores, e cila do të përgatitet në të ardhme. Në motivet e tij për veton presidenti Radev vë në dukje se ligji aplikon sanksione të forta, pa përcaktuar vendet për kampe. Sjellësit e ndryshimeve bindin se pas 6 muajve do të ketë rregulla për krijimin e zonave të lira për kamping.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..