Me tingëllimat e zileve presidenti Rumen Radev hapi Tubimin e Krijimtarisë Popullore dhe të Blegtorisë “Rozhen – trashëgim në të ardhmen 2019”. Mijëra njerëz nga vendi dhe nga jashtë mbërritën në lëndinat e Rozhenit të malit Rodopa. “Bullgaria do të ishte tepër e varfër pa magjinë e këngës së Rodopeve dhe pa tingujt jetëdhënës të gajdes”, tha kreu i shtetit. Për të hapur tubimin në skenë doli dhe zëri kozmik i Bullgarisë Valja Ballkanska, e cila që nga viti 1961 është ndër pjesëmarrësit. Më se 3500 janë pjesëmarrësit në konkursin folklorik nga të gjitha këndet e vendit. Ata do të shfaqin krijimtarinë e tyre në katër skena në vazhdim të tre ditëve – nga 19 deri më 21 korrik. Për herë të parë do të prezantohet dhe një grup folklorik të bullgarëve nga Bezarabia e Ukrainës. Tubimi i parë në rajonin e malit Rozhen u organizua në vitin 1898.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..