Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva mori pjesë në takimin joformal të ministrave të punëve të jashtme “Gymnich” në Helsinki më 29 dhe 30 gusht. Ministrat shqyrtuan sfidat e kërcënimeve hibride, duke e vlerësuar lartë punën e Qendrës për arritje të larta për kundërveprim ndaj kërcënimeve hibride në Helsinki. Në një debat midis ministrave të punëve të jashtme të BE-së dhe të vendeve nga Ballkani Perëndimor u shprehën pritje se Presidenca e ardhshme e përbashkët e Bullgarisë dhe e Republikës së Maqedonisë në Procesin e Berlinit do të shtyjë edhe më shumë bashkëpunimin regjional.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..