Lideri i grupit të Partisë Popullore Evropiane në PE Manfred Weber i ka dërguar letër komisioneres, e cila përgjigjet për çështjet e konkurrencës Margrethe Vestager me kërkesë që Komisioni Evropian të kontrollojë marrëveshjen e arritur ndërmjet kompanisë automobilistike “Volkswagen” dhe Turqisë për ndërtimin e një uzine të re në Manisa, afër Izmirit, transmetoi Televizioni Kombëtare Bullgar.
Sipas Weberit një marrëveshje e tillë provokon shqetësime të konsiderueshme për shkelje të parimeve të kionkurrencës në BE dhe për humbje të vendeve evropiane të punës. Të gjitha shtetet anëtare të BE-së janë detyruar të respektojnë rregulla të rrepa sa i përket konkurrencës dhe ndihmës financiare shtetërore, derisa Turqia mund të ofrojë ndihmë shtetërore për prodhim që do të eksportohet në Evropën Lindore, nënvizoi Weber. Sipas tij e gjithë kjo është në dëm të Bullgarisë, e cila ishte kandidate për investimin e “Volkswagen”-it.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..