Ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova dhe ambasadorja e ShBA-së në Bullgari Sofija Hero Mustafa biseduan për partneritetin energjetik dhe për garantimin e sigurisë energjetike nëpërmjet devirsifikimin e furnizimeve. Ambasadorja theksoi, se ShBA-ja presin lidhjen e interkonektorit të gazit me Greqinë të vihet në shfrytëzim gjatë gjysmës së dytë të vitit 2020. Zonja Mustafa theksoi, se me furnizimet e para të gazit natyror nga ShBA-ja gjatë qershorit të këtij viti, Bullgaria bëri edhe një hap tjetër të rëndësishëm drejt diversifikimit real. Ministrja Petkova shprehu shpresë, se pjesëmarrja e kompanisë “Xhenerall Elektrik” në Centralin Atomik Elektrik “Belene” do të përshpejtojë projektin. U diskutua edhe puna e termocentraleve amerikane në Bullgari – “Marica Iztok 3” dhe “Ej Es Gëllabobo”
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..