Bullgaria është e treta në BE për nga borxhi i ulët i jashtëm, tha Kryeministri Bojko Borisov. Në fillim të mandatit të qeverisë së tij borxhi ka qenë 31% prej PBB-së, ndërsa deri në fund të mandatit është planifikuar që të kufizohet deri në 19,5%. Ndër shkaqet për këtë është rritja e PBB-së. Nga 55 mlrd euro gjatë 2017-ës PBB-ja tashmë është 61 mlrd euro, ndërsa në fund të mandatit të qeverisë planifikohet që të tejkalojë 66 mlrd euro, deklaroi Borisov. Aktualisht Bullgaria është shteti me kontrabandë më të ulët të cigareve në BE - 3,4%. Këto janë mbi 1.5 mlrd euro, të cilat lejojnë që të parashikohet në buxhetin e vitit tjetër rritje e pagave në sektorin shtetëror, nënvizoi Kryeministri.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..