Me 21 përshëndetje topi u prit kryeministri bullgar Bojko Borisov në Memorialin e Ushtarit të Panjohur në Parkun Kombëtar të Varrezave “Arlington” në shjtetin e Virxhinisë. Nën tingujt e himneve të Bullgarisë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Borisovi vendosi kurorë lulesh. Ky është një nga monumentet më të rëndësishme në SHBA, ku janë vendosur eshtrat e ushtarëve të panjohur amerikanë nga Luftrat e Parë dhe të Dytë Botërore si dhe nga lufta Koreane.
Në këtë vend, njeriut më tepër i kujtohet sesa e vlefshme dhe e shtrenjtë është paqja, tha Borisovi, pas së cilës i dhuroi muzeut në “Arlington” thikë me imazhin e Shën Gjergjit. Zëvendës ministri i jashtëm Gjeorg Gjeorgjiev deklaroi se përqindja e vizave të refuzuara amerikane për bullgarët është rreth 11, kurse kushte për aderim në programin për udhëtime pa viza, është që ato të jenë nën 3%. Gjatë vitit 2018 shënuam pothuajse 5% ulje të vizave të refuzuara, tha Gjeorgjiev. Udhëtimet pa viza midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bullgarisë do të jetë një nga temat e bisedës në Shtëpinë e Bardhë midis Kryeministrit Borisov dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..