Ministri i drejtësisë Danaill Kirillov ka një javë për t’i dhënë Kolegjit të Gjyqtarëve pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor prova kundër gjyqtarit bullgar Andon Mitallov, të akuzuar nga SHBA-ja në korrupsion.
Deri atëherë kërkesa e Ministrit për dorëheqjen e Mitallovit nuk do të shqyrtohet, vendosi Kolegji. Sipas Kryetarit të Gjykatës së Lartë të Kasacionit, Llozan Panov, në propozimin e Kirillovit ka shumë gjëra të paqarta.
Javën e kaluar Ministri propozoi që gjyqtari të shkarkohet nga detyra, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e akuzuan Andon Mitallovin në “korrupsion serioz” dhe atij dhe familjes së tij i është shqiptuar ndalesë për hyrje në territorin e SHBA-së.
Gjatë nëntorit të vitit të kaluar gjyqtari Mitallov i dha leje udhëheqësit të lëvizjes “Filorusët”, Nikolay Malinov, të udhëtojë në Moskë, pavarësisht se kundër tij ishte ngritur akuzë për spiunim. Në kryeqytetin rus Malinovi mori urdhrin “Miqësia” nga Presidenti Vladimir Putin.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..