Sot mediat bullgare i kushtojnë vëmendje të posaçme masakrës në dy klube nate në qytetin gjerman Hanau, ku dje ishin vrarë 11 veta. Sipas mediave gjermane shumica e viktimave janë kurdë.
Ndër të vdekurve ka një bullgar, një boshnjak, një polake dhe turq. Shtypi bullgar jep informacion për bashkatdhetarin tonë të vrarë – Kallojan Vellkov. Ai ka jetuar në Gjermani prej dy vjetëve, ka qenë shofer dhe para pak kohe ka filluar punë në njërin prej dy klubeve të natës, të sulmuara nga ekstremisti i djathtë. Në këtë vend kanë punuar dhe bullgarë të tjerë, por vetëm Kalojani ka qenë në punë gjatë kohës së sulmit. Vrasja tronditi thellë njerëzit në fshatin e tij të lindjes – Ljutidoll (Bullgari Verilindore), informon Radioja Kombëtare Bullgare.
Gazeta “24 orë” thekson se vrasësi ka lënë dy manifeste të shkruara kundër të huajve në Gjermani, në të cilat flet për domosdoshmërinë për asgjësimin e popujve, të cilët tashmë nuk mund të dëbohen nga Gjermania.
Gazeta “Trud” citon Kancelaren Anghella Merkel, e cila flet për dëshmi për këtë se vrasësi ka pasur motive raciste dhe radikale të djathta. Kjo shihet dhe në mesazhin e ngushëllimit të kryeministrit bullgar Bojko Borisov, drejtuar Kancelares, në të cilin ai shpreh solidaritetin kategorik të Bullgarisë me Gjermaninë në kundërvënien e çdo një forme të terrorizmit dhe dhunës.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..