Ambasadorja e SHBA-së Herro Mustafa, ambasadori i Rumanisë Ion Galea dhe ambasadorja e Gjeorgjisë Tamara Liluashvili bashkë me Ministrin e Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov dhe shefin e mbrojtjes admirali Emill Evtimov vizituan elementin ushtarako-detar të koordinimit për Detin e Zi.
Ambasadorët u njohën me mundësitë dhe detyrat e elementit ushtarako-detar të koordinimit. Me vizitën e tyre ata shprehën edhe solidaritetin e vet ndaj përpjekjeve të Bullgarisë për krijimin e kësaj qendre detare të koordininimit, komentoi Karakaçanov.
Në përgjigje të pyetjes së një gazetari Ministri bullgar deklaroi se projekti për gjuajtësit F-16 nuk do të vonohet për shkak të Covid-19. “Në një letër nga Pentagoni dhe nga firma zbatuese “Lockheed Martin” na siguruan se pandemia nuk i ka vonuar afatet për zbatimit të marrëveshjes”, tha Karakaçanov.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..