Bashkia e Banskos prezantoi Shoqërinë Kombëtare të Bashkive në Bullgari në një takim ndërkombëtar në Greqi për krijimin e një “Qendre Interballkanike për Turizëm dhe Bashkëpunim”. Iniciativa është e Bashkisë Aristoteli (Halkidiki, Greqi).
Morën pjesë përfaqësues të Bullgarisë, Greqisë, Kroacisë dhe Sllovenisë. Kufizimet për shkak të Covid-19 penguan përfaqësuesit e shteteve të tjera ballkanike për të ardhur, por në punën e forumit morën pjesë diplomantë të tyre.
Programi i punës përfshiu ngjarje të cilat tregojnë bashkëpunimin në fushën e turizmit kulturor dhe historik, si dhe të atij fetar dhe kulinar, të cilat kontribuojnë për zhvillimin e qëndrueshëm regjional, transmetoi BTA.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..