Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva dhe Ndihmës Sekretari amerikan i Çështjeve Politiko-Ushtarake Clarke Cooper, i cili është për vizitë në vend, diskutuan partneritetin strategjik midis dy vendeve tona, bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme. U nënvizua se partneriteti duhet të jetë jo vetëm dypalësh, por dhe në kuadrin e NATO-së dhe të përmirësimit të pranisë së paktit në regjionin e Detit të Zi.
Zaharieva ripohoi propozimin për krijimin e një qendre të NATO-s për koordinim detar në Varna.
U zhvilluan bisedime për situatën në Bjellorusi, në Mesdheun Lindor dhe Nagorni Karabah, për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe për krijimin e 5G rrjeteve.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..