2/3 e bullgarëve nuk i miratojnë masat kundër koronavirusit
32 për qind e bullgarëve miratojnë masat kundër Covid-19 të marra nga qeveria dhe 64 për qind kanë qëndrim të kundërt. Shifrat vijnë nga sondazhi i tretë i sivjetshëm sociologjik i Parlamentit Evropian mbi krizën Covid-19. Bullgaria është midis pesë vendeve anëtare të BE-së në të cilat më shumë se gjysma e të anketuarve tregojnë se kriza lindur nga koronvirusi tashmë ka ndikuar në të ardhurat e tyre personale. Të tjerët janë: Qipro, Greqi, Spanjë, Rumani. Të dhënat tregojnë se të rinjtë nën moshën 34 vjeç dhe familjet me fëmijë janë më të prekur.
3899 rasate të reja të koronavirusit në Bullgari
3899 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari, të regjistruara për 24 orët e fundit. 37.8 për qind e 10311 testeve PCR të kryera ishin pozitive.
Më shumë janë të infektuarit në Sofje - 977, ndjekur nga Plovdiv - me 360, Varna - me 255 dhe Burgas - me 241 raste të reja. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ.
119 njerëz vdiqën në 24 orët e fundit. 847 njerëz u shëruan.
5878 pacientë me infeksionin e koronavirusit janë në spital, 344 prej tyre janë në njësitë e kujdesit intensiv.
Rastet aktive në vend për momentin janë 78 459.
BSP paditi gjykatën për pjesëmarrjen e njerëzve në karantinë në seancat parlamentare
Deputetët nga grupi parlamentar i BSP për Bullgarinë depozituan një ankesë në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar që gjykata të shpallë jokushtetuese rregullat e miratuara nga parlamenti për pjesëmarrjen e deputetëve në karantinë për shkak të koronavirusit. Kjo u njoftua në një brifing në Parlament deputeti Javor Bozhankov. "Ky akt i qeverisë zvogëlon rolin e deputetëve në një formalitet të plotë. Praktika tregon se deputetët "virtualë" nuk marrin pjesë në debate, por vetëm sigurojnë kuorumin e nevojshëm. Për më tepër, pjesëmarrja virtuale vlen vetëm për deputetët që vuajnë nga COVID-19. Nëse një koleg është i sëmurë me diçka tjetër, ai nuk ka të njëjtat të drejta", komentoi Bozhankov.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..