Iniciativa “Krishtlindjet Bullgare” sivjet do të ndihmojë fëmijët me sëmundje kronike. Presidenti Rumen Radev shpalli fillimin e edicionit të 18-të të nismës në Spitalin e Specializuar për Trajtimin Aktiv të Sëmundjeve të Fëmijëve “Prof.d-r Ivan Mitev”.
Gjatë fushatës së vjetëm u mblodhën 2 460 000 leva (mbi 1.26 mln. euro) të cilat ndihmuan trajtimin e qindra fëmijëve me sëmundje të rënda dhe aftësi të kufizuara dhe u ble aparaturë e shtrenjtë mjekësore.
“Krishtlindjet Bullgare” – fushata për grumbullimin e mjeteve për fëmijë të sëmurë bullgarë startoi me ide të presidentit Georgi Përvanov në vitin 2003 dhe u realizua për herë të parë në vitin 2004.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..