Gjatë diskutimit mbi prezantimin e shtyllës së dytë të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë - "Bullgaria e Gjelbër", Zëvendës Kryeministri Tomislav Donçev theksoi se Bullgaria duhet të synojë të rrisë produktin e saj të brendshëm bruto (PBB) me rreth 20%, njoftoi BTA. Donçev kujtoi se Bullgaria është aderuar me BE-në me një PBB prej gati 31% të mesatares evropiane dhe aktualisht PBB ka arritur në 51%.
Qëllimi është që vendi ynë të arrijë 70 për qind në kuadrin e 10 viteve. Donçev vuri në dukje se Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është një instrument për arritjen e këtij qëllimi.
Sipas Ministres së Bujqësisë Desisllava Taneva para bujqësisë bullgare hapen mundësi për t’u përfshirë në Planin e Rimëkëmbjes. Gjatë diskutimit publik me anë të një video konference mbi shtyllën e dytë të Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë "Bullgaria e Gjelbër", Taneva vuri në dukje se efekti i drejtpërdrejtë i planit është kontrolli objektiv mbi sistemet e menaxhimit të masave për të mbështetur sektorin.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..