Më 25 janar Radioja Kombëtare Bullgare /BNR/ shënon festën e vet. Në këtë ditë në vitin 1935, Kryeministri Penço Zllatev i dërgoi Mbretit Boris III Urdhëresën e Ligjit për Radion të cilën ai e nënshkroi. Kështu, transmetimi u bë pronë e shtetit.
Më 18 qershor të të njëjtit vit Panajot Todorov Hristov, i njohur me pseudonimin Sirak Skitnik, u emërua udhëheqësi i parë i Radio Sofjes.
Në vitin 2001, u krijua çmimi vjetor në emër të tij, i cili jepet për kontribut në zhvillimin e radios si media publike.
Sot Radioja Kombëtare Bullgare ka dy programe kombëtare dhe nëntë programe regjionale dhe nëpërmjet sajtit të vet përhap informacion në 10 gjuhë. Programet e radios në gjuhë të huaja u bënë fakt në saje të Sirak Skitnik gjatë vitit 1936.
BNR është lider ndër mediat e tjera në vend dhe gëzon besim më të madh ndër bullgarët, tregon një studim i Institutit Reuters.
BNR ka gjithashtu gjashtë formacione muzikore, të cilat zhvillojnë veprimtari aktive muzikore dhe realizojnë një numër të madh incizimesh, është producent kryesor i muzikës bullgare.
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...