Deri më 5 shkurt prefektët duhet të zhvillojnë konsultime për përbërjen e komisioneve elektorale rajonale për zgjedhjet parlamentare më 4 prill.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të emërojë komisionet e lartpërmendura elektorale rajonale deri më 12 shkurt, transmetoi BTA.
Plani i vaksinimit do të ndryshojë dhe në fazën e tretë do të përfshihen të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor. Këta janë anëtarët e komisioneve elektorale të seksioneve, të komisioneve elektorale rajonale dhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tha Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov në një mbledhje të qeverisë.
Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev nënvizoi se ambicia është që tërë administrata zgjedhore prej 80 000 vetash të vaksinohet vullnetarisht.Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..