Deri më 5 shkurt prefektët duhet të zhvillojnë konsultime për përbërjen e komisioneve elektorale rajonale për zgjedhjet parlamentare më 4 prill.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të emërojë komisionet e lartpërmendura elektorale rajonale deri më 12 shkurt, transmetoi BTA.
Plani i vaksinimit do të ndryshojë dhe në fazën e tretë do të përfshihen të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor. Këta janë anëtarët e komisioneve elektorale të seksioneve, të komisioneve elektorale rajonale dhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tha Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov në një mbledhje të qeverisë.
Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev nënvizoi se ambicia është që tërë administrata zgjedhore prej 80 000 vetash të vaksinohet vullnetarisht.“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..