“Nuk ka asnjë mënyrë për të kontrolluar pandeminë deri në fund të prillit, megjithë rënien e lehtë”, tha para BNT kryeinspektori shtetëror i shëndetësisë, Doc. Angell Kunçev. Ai shtoi se masat antiepidemike ka të ngjarë të vazhdojnë deri në fund të majit. “Kapaciteti i spitaleve do të rezistojë, por nuk e di se sa mund të durojnë njerëzit, sepse lodhja është e madhe”, theksoi inspektori. Sipas tij, ulja e incidencës së Covid-19 ende nuk lehtëson shtrimin në spital dhe është shumë herët për t'u qetësuar. Sipas Doc. Angell Kunçev, rreziku i efekteve anësore pas vaksinimit është aq i vogël sa ia vlen të përfundosh imunizimin kundër koronavirusit. Duhet të tregohet kujdes kur administrohet vaksina e Oksfordit tek gratë mbipeshë, duhanpirëset dhe ato që marrin kontraceptiva, tha ai.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..