Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi “PSP për Bullgarinë” mandatin për formimin e qeverisë së re të Bullgarisë. Kryetarja e partisë, Kornelija Ninova, e ktheu mandatin. Ajo tha se dëshira e tyre ka qenë të ketë një qeveri e cila të zgjidhë disa çështje të rëndësishme për vendin dhe njerëzit. "Në emër të këtyre prioriteteve, ne ia dhamë dorën partisë së dytë më të madhe, e cila nuk e pranoi. Subjektet e reja politike në Parlament deklaruan paraprakisht se nuk do të mbështesnin qeverinë madje për shkak të këtyre përparësive mbipartiake për Bullgarinë. Nuk ka asnjë mundësi objektive për të formuar një kabinet, " tha Ninova.
Kreu i Shtetit tha se sipas detyrimeve të tij kushtetuese, ai do të shpërndajë Parlamentin pas 10 majit dhe më 11 maj Radev do të emërojë Komisionin e ri Qendror të Zgjedhjeve. Ai shtoi se data e mundshme për zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të jetë 11 korriku. Radev paralajmëroi se nëse Kuvendi i ardhshëm Popullor nuk arrin të formojë një qeveri, vendi do të gjendet në një krizë politike dhe institucionale.
Gjatë ceremonisë para Presidencës u mbajtën dy protesta. Njëra ishte në përkrahje të Kryeministrit në dorëheqje, ndërsa tjetra në përkrahje të Presidentit Rumen Radev.Në një seancë të jashtëzakonshme, Komisioni parlamentar i Energjisë rrëzoi veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet legjislative që lidhen me kompetencat e menaxherit special të Lukoil. Kuvendi Popullor miratoi një ligj që parashikon emërimin..
Presidenti Rumen Radev vendosi veton ndaj ndryshimeve ligjore lidhur me emërimin e një menaxheri të veçantë tregtar në rafinerinë e "Lukoil" në Burgas. Në arsyetimin e tij, kreu i shtetit thekson se ndryshimet minojnë sundimin e ligjit në vend, bien..
“Justifikimet e qeverisë se po presin shpalljen e ndryshimeve që kanë miratuar në Ligjin për Rregullimin Administrativ të Aktiviteteve Ekonomike të Lidhura me Naftën dhe Produktet e Naftës me qëllim mbrojtjen e interesit publik duke emëruar një..