“Ministria e Brendshme është organi më i fortë në qeveri. Pra, është mjaft logjike dhe normale të luajë një rol udhëheqës në ndryshimet që duhet të bëhen në vendin tonë dhe janë me kërkesë të qytetarëve bullgarë”. Këtë e deklaroi në një intervistë me programin “Horizon” të BNR Zëvendës Kryeministri dhe Ministër i Punëve të Brendshme Bojko Rashkov.
Si një përparësi e punës së tij, Rashkov përshkroi kundërveprimin kundër shkeljes së të drejtave të votimit dhe blerjes së votës. Nëse është e nevojshme, shefat e drejtorive rajonale do të zëvendësohen. “Dhe kjo është një punë normale dhe rutine, nuk bëhet fjalë për spastrim. Unë jam i bindur se do të duhet të ndryshojmë udhëheqës”, tha Rashkov.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..