Prioritetet e politikës së jashtme të Bullgarisë janë të pandryshuara. Këtë e deklaroi Ministri i Jashtëm i përkohshëm Svetllan Stoev përpara trupit diplomatik në Sofje. Votimi jashtë vendit, ku do të ketë një rekord 800 seksionesh dhe vazhdimi i politikës aktuale euro-atlantike, janë përparësitë kryesore të njoftuara nga Ministri Stoev.
85 ambasadorë shtetëror dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare morën pjesë në takimin në rezidencën Bojana. Para tyre, Stoev tha: “Mandati i qeverisë së përkohshme është i kufizuar dhe shpresoj që pas zgjedhjeve në fund të gushtit të ketë një kabinet të ri dhe do të keni mundësinë të takoheni me Ministrin e ri të Punëve të Jashtme. Por mund t’ju siguroj se prioritetet tona të politikës së jashtme do të mbeten të njëjtat.”
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..