Bashkia Ardino, Rrethi Kërxhali, do të aplikojë në UNESKO për përfshirjen e Urës emblematike të Djallit /Djavollskijat Most/ në listën e trashëgimisë kulturore dhe natyrore botërore.
Pajisja prej guri është ndërtuar në shekullin e 14-të dhe është një nga lidhjet kryesore rrugore të Rodopeve me Detin Egje. Ajo ka një arkitekturë unike, dhe legjenda thotë se në një kohë të caktuar të ditës djalli pasqyrohet në ujë. Çdo verë rajoni vizitohet nga qindra turistë dhe është një nga destinacionet e preferuara në vend. Aktualisht atje është duke u ndërtuar një shteg me kalldrëm për turistët dhe dy shatërvanë me fonde nën programin INTERREG V-A Greqi - Bullgari. Informacioni është i Valja Apostollovës nga BNR Kërxhali.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..