Trajtimi i varfërisë në nivel evropian dhe kombëtar duhet të jetë një përparësi kryesore e Bashkimit Evropian, tha nënpresidentja Ilijana Jotova, në konferencën “BE: A do të arrijnë çarjet në fasadë deri në themel të ndërtesës”, organizuar nga Instituti i Ekonomisë dhe i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Fondacioni “Friedrich Ebert”. Nënpresidentja përshëndeti vendimin e BE-së për të ndarë 750 miliardë euro për rimëkëmbjen e ekonomive evropiane, por theksoi nevojën që KE të kërkojë nga vendet anëtare të caktojnë një normë të detyrueshme për politikën sociale. Lidhur me Bullgarinë, Ilijana Jotova vuri në dukje se vendi ynë duhet të miratojë Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë jo si një përthithje fondesh, por si politika të synuara zhvillimi në 5-10 vitet e ardhshme. Nënpresidentja Jotova preku edhe çështjen e krizës së emigrantëve dhe e përshkroi politikën e Evropës si të paaftë për të përballuar valën e re të pritshme. Sipas Jotovës, Komisioni Evropian nuk ka një politikë të vetme të kompletuar të prioriteteve të përcaktuara në fillim të mandatit të tij. Si përfundim, Ilijana Jotova theksoi nevojën për reformën e institucioneve evropiane, ku zyrtarët dominojnë të zgjedhurit nga qytetarët e BE-së. Sipas saj e ardhmja e BE-së varet nga përballimi i burokracisë së Brukselit.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..