Paga minimale të bëhet 388 euro nga 1 janari 2022. Për këtë këmbëngul sindikata më e madhe në Bullgari Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB). Rritja në krahasim me 332 eurot aktuale është 17%. Kjo është mënyra e vetme për t'iu përgjigjur rritjes së inflacionit dhe rritjes së re të çmimeve të energjisë elektrike. Sipas KNSB, rritja e pagës minimale do të rrisë pagën mesatare me 12%, tha për bTV Violeta Ivanova, zëvendës drejtoresha e Institutit për Kërkime Sociale dhe Sindikale pranë KNSB. Në fund të vitit 2021, sindikata pret që çmimet bazë të rriten me 5%, që është shumë mbi përqindjen e parashikuar - 3.5%.
Sipas vlerësimeve të sindikatës, deri në vitin 2024, kur Bullgaria pritet të bashkohet me eurozonën, paga minimale e vendit duhet të arrijë 500 euro.Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...