Afati për regjistrimin elektronik të popullsisë bullgare përfundon më 30 shtator, rikujtuan nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Numri i bullgarëve të regjistruar në mënyrë elektronike është tashmë mbi 2 290 000, tha para BNR Sergej Cvetarski, kreu i Institutit Kombëtar të Statistikave. Tashmë janë përshkruar rreth 4 500 000 njerëz, së bashku me ata të numëruar nga regjistruesit. Para rreth 10 vitesh në mënyrë elektronike u regjistrua 40% e popullsisë bullgare.
"Parashikimet nuk u realizuan - prisnim që tani me zhvillimin e teknologjisë të numëronim në mënyrë elektronike rreth 60% të bullgarëve, por jemi larg kësaj përqindjeje. Kështu qe do të shpresojmë tek numërimi i regjistruesve ”, komentoi Cvetarski. Vizitat fizike të regjistruesve do të vazhdojnë deri më 10 tetor.Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..