Afati për regjistrimin elektronik të popullsisë bullgare përfundon më 30 shtator, rikujtuan nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Numri i bullgarëve të regjistruar në mënyrë elektronike është tashmë mbi 2 290 000, tha para BNR Sergej Cvetarski, kreu i Institutit Kombëtar të Statistikave. Tashmë janë përshkruar rreth 4 500 000 njerëz, së bashku me ata të numëruar nga regjistruesit. Para rreth 10 vitesh në mënyrë elektronike u regjistrua 40% e popullsisë bullgare.
"Parashikimet nuk u realizuan - prisnim që tani me zhvillimin e teknologjisë të numëronim në mënyrë elektronike rreth 60% të bullgarëve, por jemi larg kësaj përqindjeje. Kështu qe do të shpresojmë tek numërimi i regjistruesve ”, komentoi Cvetarski. Vizitat fizike të regjistruesve do të vazhdojnë deri më 10 tetor.Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..