Afati për regjistrimin elektronik të popullsisë bullgare përfundon më 30 shtator, rikujtuan nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Numri i bullgarëve të regjistruar në mënyrë elektronike është tashmë mbi 2 290 000, tha para BNR Sergej Cvetarski, kreu i Institutit Kombëtar të Statistikave. Tashmë janë përshkruar rreth 4 500 000 njerëz, së bashku me ata të numëruar nga regjistruesit. Para rreth 10 vitesh në mënyrë elektronike u regjistrua 40% e popullsisë bullgare.
"Parashikimet nuk u realizuan - prisnim që tani me zhvillimin e teknologjisë të numëronim në mënyrë elektronike rreth 60% të bullgarëve, por jemi larg kësaj përqindjeje. Kështu qe do të shpresojmë tek numërimi i regjistruesve ”, komentoi Cvetarski. Vizitat fizike të regjistruesve do të vazhdojnë deri më 10 tetor.Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..