Marrja e një certifikate digjitale për Covid-19 e vlefshme në BE do të jetë e mundur përmes Viber, njoftoi Ministria Bullgare e Shëndetësisë. Duke klikuar butonin “Certifikata Kovid”, pajtimtarët e çatbot-it zyrtar të Portalit të Unifikuar të Informacionit www.coronavirus.bg në Viber mund të lëshojnë dhe vërtetojnë në mënyrë të vazhdueshme certifikatën e tyre digjitale. Dokumenti elektronik vërteton imunizimin kundër koronavirusit, sëmundjeve ose testimeve.
Mundësia e re siguron shpejtësi dhe siguri për marrjen e dokumentit të nevojshëm kur udhëtoni dhe vizitoni vende dhe ngjarje të ndryshme.
Përdoruesit që nuk janë regjistruar ende në kanalin çatbot mund ta bëjnë këtë në çdo kohë përmes www.coronavirus.bg.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..