Takimi mes sindikatave, punëdhënësve dhe zëvendëskryeministrit Gëllëb Donev përfundoi me një skandal. Punëdhënësit u larguan pas një mosmarrëveshjeje me sindikatat. Bizneset nuk pranojnë kërkesën e sindikatave për rritjen e pagës minimale me 17%.
“Pa një parashikim buxhetor afatmesëm dhe makroparametra të tjerë të planifikuar, si rritja ekonomike, inflacioni, deficiti, nuk mund të merren vendimet e duhura. Kërkesat e sindikatave janë maksimaliste, ato nuk përputhen me realitetin ekonomik dhe do të çonin në pasoja negative, përfshirë edhe për anëtarët e sindikatave”, komentoi për BNR kryetari i Shoqatës së Kapitalit Industrial në Bullgari Vasill Velev.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..