Takimi mes sindikatave, punëdhënësve dhe zëvendëskryeministrit Gëllëb Donev përfundoi me një skandal. Punëdhënësit u larguan pas një mosmarrëveshjeje me sindikatat. Bizneset nuk pranojnë kërkesën e sindikatave për rritjen e pagës minimale me 17%.
“Pa një parashikim buxhetor afatmesëm dhe makroparametra të tjerë të planifikuar, si rritja ekonomike, inflacioni, deficiti, nuk mund të merren vendimet e duhura. Kërkesat e sindikatave janë maksimaliste, ato nuk përputhen me realitetin ekonomik dhe do të çonin në pasoja negative, përfshirë edhe për anëtarët e sindikatave”, komentoi për BNR kryetari i Shoqatës së Kapitalit Industrial në Bullgari Vasill Velev.Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..