Takimi mes sindikatave, punëdhënësve dhe zëvendëskryeministrit Gëllëb Donev përfundoi me një skandal. Punëdhënësit u larguan pas një mosmarrëveshjeje me sindikatat. Bizneset nuk pranojnë kërkesën e sindikatave për rritjen e pagës minimale me 17%.
“Pa një parashikim buxhetor afatmesëm dhe makroparametra të tjerë të planifikuar, si rritja ekonomike, inflacioni, deficiti, nuk mund të merren vendimet e duhura. Kërkesat e sindikatave janë maksimaliste, ato nuk përputhen me realitetin ekonomik dhe do të çonin në pasoja negative, përfshirë edhe për anëtarët e sindikatave”, komentoi për BNR kryetari i Shoqatës së Kapitalit Industrial në Bullgari Vasill Velev.Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..