Edhe sivjet, në ditën e Krishtlindjeve, fëmijët dhe të rinjtë në jetimoret e tipit familjar, si dhe të akomoduarit në azilet dhe në Qendrën e Krizave të Bashkisë së Sofjes, do ta presin natën e Krishtlindjeve dhe Krishtlindjet me gatime tradicionale të festave.Ngjarjet e bamirësisë janë nën moton "Krishtlindja është për të gjithë", me iniciativë të Kryetares së Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandakova.
Në Lloveç(Bullgari Qendrore Veriore), nxënësit e shkollës së mesme për mësimin e gjuhëve të huaja në qytet gëzuan 65 fëmijë nga qendrat e akomodimit të tipit familjar për fëmijë dhe të rinj. Fëmijët organizuan gjithashtu një koncert bamirësie për Krishtlindjet në mbështetje të një fëmije me paralizë cerebrale dhe një prindi me kancer të rëndë.
Në Kotell(Bullgari Lindore) janë mbledhur gjithsej 613 “kuti të së mirës”, të dërguara nga njerëzit nga i gjithë vendi. Në to, donatorët kanë vendosur një dhuratë sipas dëshirës së tyre, duke përshkruar gjininë dhe moshën për të cilën dhuratat janë të përshtatshme. Përveç donatorëve privatë, nisma përfshiu edhe shtëpi botuese dhe kompani. Më shumë se 550 "kuti të së mirës" u dorëzuan në shkolla dhe kopshte.
Në kishën "Shën Nikolla Çudibërësi" në lagjen “Gramada” në qytetin Blagoevgrad(Bullgari Jugperëndimore), vullnetarët përgatitën dhjetëra pako ushqimore për të varfrit, ndërsa në kishën "Shën Dhimitri" në Strumsko mblidhen fonde për familjet e prekura nga zjarri që shpërtheu në një pallat.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..