Opozita parlamentare prezantoi prioritetet e saj për sezonin e ri politik.
GERB-SDS kërkoi miratimin urgjent të buxhetit të shtetit dhe kabineti të paraqesë një program qeverisje. Ata i cilësuan si qesharake deklaratat për ndërtimin e njëkohshëm të 4 urave mbi lumin Danub dhe 3 tuneleve nën malin Stara Pllanina.
Sipas Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS), bullgarët presin një rritje të të ardhurave, punëdhënësit kërkojnë partneritet me shtetin, BE dhe NATO presin që vendi të jetë një aleat i parashikueshëm dhe besnik dhe ata do të punojnë për të.
Partia “Vëzrazhdane” (“Ringjallja”) kërkoi sërish heqjen e certifikatës së gjelbër kundër Covid dhe kërcënoi me protesta para parlamentit.
Mazhoranca qeverisëse shtyu sërish diskutimet mbi një propozim për të vendosur një certifikatë të detyrueshme jeshile ose një test të shpejtë për ata që hyjnë në parlament.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..