Qeveria do të krijojë një batalion të reagimit të shpejtë prej 1000 ushtarësh, tha në parlament Ministri i Mbrojtjes Stefan Janev. Kështu, vendi do të zbatojë vendimet e NATO-s për të forcuar krahun lindor të Aleancës dhe i përgjigjet kërkesës së ShBA-së për të vendosur në Bullgari një kontingjent të Paktit prej 1500 ushtarësh për reagim të shpejtë. Komanda ushtarake e NATO-s nisi të diskutojë realizimin e një pranie të përparme si një masë mbrojtëse në Bullgari, Rumani, Sllovaki dhe Hungari, shtoi Janev.
Ministri bëri thirrje për ndryshimin e procedurave të ngadalta dhe joefikase për blerjen e armëve të reja. Tani, çdo marrëveshje mbi 50 milionë euro duhet të miratohet nga qeveria dhe parlamenti.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..