"Pavarësisht nga preteksti për luftën në Ukrainë, asgjë nuk mund të justifikojë shkeljen e sovranitetit kombëtar të vendit, viktimat, shkatërrimet dhe vuajtjet e mëdha," tha Presidenti Rumen Radev në Bukuresht pas takimit me homologun rumun Klaus Johannis. Ai shtoi se lufta pranë kufijve tanë po ndryshon rrënjësisht mjedisin e sigurisë në rajon. "Rreziqet e përshkallëzimit të konfliktit në rajon janë fakt," tha ai. Sipas Presidentit bullgar, kriza në Ukrainë ka nxjerrë në pah nevojën për lidhje gjithëpërfshirëse midis Rumanisë dhe Bullgarisë – në fushën e infrastrukturës, transportit, energjisë, lidhjeve digjitale dhe teknologjive për sa u përket tubacioneve të reja të furnizimit me karburant.
Nga Rumania, Rumen Radev kërkoi një përgjigje të qartë nëse avionët luftarakë MiG-29 do të mund të shërbehen në Rusi, ose kjo mund të bëhet në një vend tjetër. Në rast të kundërt, rrezikojmë që qielli në Bullgari të mbete i pambrojtur, deklaroi Kreu i Shtetit bullgar.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..