Muaji i mjaltit për qeverinë ka përfunduar, tha për BNR sociologia nga agjencia “Trend”, Evelina Sllavkova. “Kjo qeveri filloi me qëndrime thuajse të barabarta mbështetjeje dhe mohimi. Për momentin, hendeku midis qëndrimit pozitiv dhe atij negativ është shumë i hapur – 56% negativ dhe 29% pozitiv”, tha sociologia. Një sondazh përfaqësues kombëtar i “Trendit” i porositur nga gazeta “24 Çasa” tregon se mbështetja për partinë në pushtet “Po e vazhdojmë ndryshimin” ka rënë nga 25 në 22.9% në kuadrin e një muaji. Forca e dytë politike është GERB me 21.9 për qind. Vlerësimi negativ për punën e Parlamentit rritet nga 52% në 64%, ndërsa Presidenti humbet mbështetjen e të anketuarve nga 55% në 49%.
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...