Pritet që punimet e ndërtimit të interkonektorit me Greqinë pranë Komotinit të përfundojnë në fund të qershorit dhe gazi azerbajxhanas mund të rrjedhë përmes tij në shtator. Këtë e tha Kryeministri Kirill Petkov, i cili inspektoi të gjithë trasenë. Sipas kryeministrit, vendi ynë ka tre burime alternative të gazit nëse ndërpritet furnizimi nga Rusia. “Ky objekt mund të sjellë 3 miliardë metra kub që është konsumi i përafërt i Bullgarisë, veçmas janë lidhjet përmes Mesembrisë dhe Turqisë”, tha Petkov. Ai kujtoi se qëllimi i interkonektorit me fqinjin tonë jugor është që të lidhë rrjetet e transportimit të gazit të dy vendeve dhe të sigurojë qasje në Korridorin Jugor të Gazit dhe një numër burimesh të reja të gazit natyror.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..