Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Guvernatori i Qarkut të Sofjes Ivan Kjuçukov nuk pranon që Bashkia e Sofjes të ngrejë flamurin ukrainas

Ivan Kyçukov
Foto: BGNES

Guvernatori rajonal i Sofjes, Ivan Kjuçukov, ktheu vendimin e Këshillit Bashkiak të Sofjes për vendosjen e flamurit të Ukrainës në ndërtesën e bashkisë. Flamuri duhej të qëndronte atje deri në fund të luftës në shenjë simpatie për tragjedinë e popullit ukrainas.

Guvernatori sulmoi gjithashtu vendimin për të quajtur një rrugicë pranë Ambasadës ruse (midis bulevardit “Dragan Cankov” dhe gardhit të ndërtesës) "Heronjtë e Ukrainës" dhe një kopsht pranë Ambasadës me emrin "Boris Nemcov". “Pas shqyrtimit të ligjshmërisë, janë konstatuar shkelje të dispozitave të ligjeve”, bëri të ditur Administrata e Qarkut.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Sheshin Qendror të Plovdivit do të hapet një qytet i Krishtlindjeve

Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..

botuar më 25-11-27 5.40.PD

Parashikimi i motit për 27 nëntorin 2025

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..

botuar më 25-11-26 7.35.MD
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Moldavi / Facebook

Rajoni i Taraklia-s do të ruajë autonominë e tij

Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..

botuar më 25-11-26 5.52.MD