4
Një pyll i bukur me 100 qershi japoneze tashmë po rritet në Parkun “Maqedonia” në qytetit Blagoevgrad. Pemët u blenë me fondet e mbledhura nga pazaret bamirëse të organizuara nga Viktorija Andonova nga Shoqata “Kauza Blagoevgrad”, me mbështetjen e Komunës së qytetit Blagoevgrad. Pylli u mboll me punën e studentëve të Universitetit Amerikan në Bullgari, përfaqësuesve të institucioneve dhe qytetarëve.
E nisëm këtë veprimtari me shaka, por sigurisht të gatshëm për t’ia dalë mbanë. Shumë njerëz u përfshinë në blerjen e fidanëve. Dua që të gjithë ata që vijnë këtu dhe ulen nën qershitë, të ndihen të shpëtuar të paktën për këtë moment”, tha Viktorija Andonova para BNR-Bllagoevgrad.

“Këto pemë në Japoni sjellin shëndet dhe fat, shpresoj që të sjellin shëndet për të gjithë njerëzit në Bllagoevgrad”, uroi Georgi, student në Universitetin Amerikan në qytet.
Periudha e lulëzimit të pemëve të qershisë është e shkurtër - rreth 10 ditë, dhe sipas filozofisë lindore gjë që vjen të na kujtojë se sa jetëshkurtër dhe kalimtare është bukuria.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: blgmun.comFesta e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...