Lufta e Rusisë kundër Ukrainës kërkon masa adekuate për të garantuar sigurinë në Evropën Lindore dhe për të përballur efektet anësore të krizës. Kështu deklaroi Presidenti Rumen Radev në Samitin B9 në Bukuresht. Në takim, Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Rumania, Sllovakia, Hungaria, Republika Çeke dhe Polonia po koordinojnë pozitat në axhendën e NATO-s përpara Samitit të Aleancës në Madrid në fund të qershorit.
Radev kujtoi se Aleanca me vite fokusohej në misionet paqeruajtëse jashtë kufijve të saj. Por situata e përkeqësuar e sigurisë në Evropë kërkon zhvillimin e potencialit të mbrojtjes të vetë shteteve anëtare. Presidenti u bëri thirrje atyre që të bashkojnë përpjekjet e shkencës dhe industrisë së tyre të mbrojtjes dhe të kapërcejnë ndarjen në NATO në vende prodhuese dhe blerëse të pajisjeve dhe makinerive mbrojtëse.
Ai theksoi nevojën për veprime në kohë për të mbështetur eksportet e grurit nga Ukraina dhe për të parandaluar valët e reja të migrimit në Evropë.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..