Në një konferencë të posaçme për shtypin nga “Ka një popull të tillë” (ITN), akuzuan në tradhti 5 deputetët e shkëputur dhe Ministrin e Sportit Radostin Vasilev. Para mediave u lëshua një regjistrim i një bisede telefonike mes Vasilev dhe deputetes së ITN-së, Kristinka Ivanova, në të cilën ai e kërcënon atë për të larguar nga grupi parlamentar i ITN-së, por ajo refuzon.
Deputeti Stanisllav Ballabanov përkujtoi se politika ndaj Maqedonisë së Veriut është ndër arsyet e tërheqjes së ITN nga koalicioni. Ballabanov e ftoi Kryeministrin Kirill Petkov që të paraqitet në detektorin e gënjeshtrës dhe të përgjigjet nëse është shkrimi i tij në një shënim që ka deputeti, në të cilin kryeministri, sipas fjalëve të tij, ka hartuar një plan për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Të shohin të gjithë se kush është tradhtari”, shtoi Ballabanov.
“Kur bëhet fjalë për mafien - mafia është në Ndryshimin”, tha Ministri i Zhvillimit Rajonal Grozdan Karaxhov, duke komentuar qortimin e “Po e vazhdojmë ndryshimin” se Karaxhov kishte kërkuar një rritje të paprecedentë të buxhetit të ministrisë së tij. Ai tha se të gjitha veprimet i kishte koordinuar edhe me kryeministrin edhe me Ministrin e Financave Asen Vasilev.
“Ne nënshkruam një marrëveshje koalicioni me ta në emër të eliminimit të së keqes që sundoi Bullgarinë për 12 vjet. Fatkeqësisht, krijuam një të keqe edhe më të madhe”, shtoi Ballabanov.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..