Gazi natyror u rrit me 32 për qind dhe në mënyrë retroaktive nga 1 korriku, kushton 186.17 leva për megavat orë pa taksa, vendosi Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit. Me këtë çmim, “Bullgargaz” do t’ua shesë karburantin blu furnizuesve fundorë të gazit natyror dhe personave të cilëve u është dhënë licenca për prodhimin dhe transportimin e energjisë termike. “Situata në të gjithë Evropën me furnizimin me gaz është jashtëzakonisht e komplikuar, por lajmi i mirë është se do të kemi gaz në korrik”, komentoi kryetari i Komisionit Stanisllav Todorov. Sipas tij, është e detyrueshme që depoja e gazit “Çiren” të mbushet 80 për qind deri në fillim të sezonit të ngrohjes. “Çmimet do të vazhdojnë të rriten për sa kohë që ka një luftë në Ukrainë dhe për sa kohë që Rusia përdor furnizimet me energji si një armë presioni”, parashikoi Stanisllav Todorov.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..