Lufta në Ukrainë po bëhet vetëm për pushtime territoriale. Paralajmëruam më parë dhe jemi shumë të qartë se aneksimi me forcë i territoreve është një shkelje flagrante e Hartës së OKB-së”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price. “Nuk do të lejojmë që kjo të kalojë pa kundërshtim dhe pa ndëshkim, ne do të vazhdojmë të mbështesim sovranitetin e Ukrainës”, komentoi Price kërcënimin e Ministrit të Jashtëm rus Sergej Llavrov se objektivi i agresionit rus nuk janë më vetëm rajonet Doneck dhe Lugansk.
Ndaj kërcënimeve të Lavrov para DW reagoi edhe Ministrja e Jashtme gjermane, Analena Berbock, e cila theksoi se Kremlini po shpik vazhdimisht justifikime për luftën.
Takimi i katërt i ministrave të mbrojtjes të grupit “Rammstein” u mbajt virtualisht, për të koordinuar ndihmën për Kievin. Sekretari amerikan i Shtetit për Mbrojtjen, Gjen. Lloyd Austin tha se Rusia e mbivlerësoi fuqinë e saj ushtarake duke menduar se do të durojë gjatë të luftojë. Austin theksoi se Perëndimi është i bashkuar, do të durojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe do të furnizojë me armë për mbrojtjen e Ukrainës, njoftoi UNIAN.
Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski e përshkroi si të pamjaftueshme paketën e 7-të të sanksioneve kundër Rusisë të rënë dakord nga BE. Sanksionet hyjnë në fuqi më 21 korrik dhe vendosin ndalimin e importit të arit rus, ngrin asetet e “Sberbank” dhe 50 personave fizikë, por dobëson sanksionet ndaj bankave ruse që financojnë eksportin e ushqimit dhe plehrave artificiale.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..