Kreu i shtetit bullgar, i cili ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe me ftesë të Presidentit të vendit dhe sundimtarit të Abu Dhabi Sheik Mohamed bin Zajed Al Nahjan bëri homazhe para Memorialit të atyre që vdiqën në krye të detyrës. Në kuadër të vizitës së Presidentit Radev, pritet të nënshkruhet Memorandumi për Partneritet Strategjik ndërmjet Bullgarisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe dokumente të tjera bilaterale në sektorë të ndryshëm. Është planifikuar të mbahet një forum biznesi me pjesëmarrjen e kompanive tona, organizuar nga Dhoma e Tregtisë e Abu Dhabit.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..