“Kremlini e vlerëson situatën si kritike” – kështu komentoi për EuroNews Bulgaria korrespondenti shumëvjeçar i Radios Kombëtare Bullgare në Moskë Valeri Todorov lajmin për mobilizimin e pjesshëm në Rusi. “Është një fakt interesant që numri i viktimave nga pala ruse në konflikt u shpallu zyrtarisht – bëhet fjalë për 6 mijë persona. E dini se vlerësimet perëndimore janë për 40 deri në 50 mijë”, theksoi Todorov. Në këtë raportim të një shifre të nënvlerësuar, ai sheh një përpjekje për të qetësuar opinionin publik në Rusi për viktimat. Por vetë fakti tashmë tregon se në Kremlin, udhëheqja ruse e vlerëson situatën si kritike. Deri tani mobilizimi shmangej fare si terminologji, pasi nënkupton luftë. Deri më tani flitej për një operacion të specializuar ushtarak. Në Rusi ushtria është profesionale dhe vetëm në rrethana të jashtëzakonshme mund të përdoret mobilizimi”, tha Todorov. Sipas analistit, është simptomatike fakti që Duma e Shtetit ka miratuar ndryshime në Kodin Penal, ku krahas “mobilizimit” përfshihet edhe termi “shtetrrethim”, d.m.th. gjendja ushtarake nuk mund të përjashtohet.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..