Çmimi i gazit natyror që do të kërkojë “Bullgargaz” për muajin nëntor do të ulet në 90-100 euro për megavat orë, parashikon kryetari i Rregullatorit të Energjisë Ivan Ivanov. “Depot evropiane të gazit janë plot 91 për qind. Për këtë arsye, pavarësisht situatës së komplikuar në Ukrainë, besoj se mundësitë e Vlladimir Putinit për të përdorur gazin natyror si armë u sosën. Përveç përgatitjes së Evropës për sezonin e ngrohjes, Gjermania do të nisë dy terminale rigazinifikimi në bregdetin e saj verior fjalë për fjalë brenda një muaji. Në të njëjtën kohë, gazsjellësi Norvegji-Danimarkë-Poloni dhe interkonektori ynë tashmë funksionojnë dhe Evropa po çlirohet nga gazi natyror rus”, theksoi Ivanov.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..