Një nëpunës i “Policisë Kufitare” humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri gjatë patrullimit në kufirin me Turqinë në zonën e fshatit Goljam Dervent, i cili është afër pikës kufitare Lesovo – Hamzabejli. Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 20:35, në patrullë kishte një oficer i Policisë Kufitare dhe një ushtarak.
Ministria e Brendshme njoftoi për BNR se në brazdën kufitare u zhvillua një takim me autoritetet turke për rastin, pasi supozohet se kryesi ishte në territorin e Turqisë. Muajt e fundit vërehen shumë emigrantë në Goljam Dervent, fluksi është rritur, për këtë arsye u forcuan edhe ekipet e patrullimit në zonë, sqaroi kryetari i fshatit, Ivan Fransëzov.
Para BNR Valentin Popov, kryetar i Federatës Sindikale të Punonjësve të Policisë bëri thirrje për një numër të mjaftueshëm nëpunësish të rinj të trajnuar posaçërisht të fillojnë punë në seksionet e rrezikuara të kufirit dhe t’i jepet fund praktikës së dërgimit të oficerëve përgjatë kufirit nga brendësia e vendit.
Ministri i Punëve të Brendshme Ivan Demerxhiev anuloi shënimin zyrtare të festës së policisë kombëtare, e cila bie në ditën e Kryeengjëllit Mihaill – 8 nëntorit.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..