Më 14 dhe 15 nëntor, avionët gjuajtës spanjollë Eurofighter do të fluturojnë mbi aeroportet civile dhe ushtarake në rajonet e Sofjes, Plovdivit, Burgasit dhe mbi fshatin Bezmer, rajoni i Jambolit. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se bëhet fjalë për fluturime zbulimi. 6 makineri spanjolle Eurofighter F-2000 Typhoo u vendosën të premten në bazën ajrore Bezmer, për të kryer detyra së bashku me aeroplanët bullgar MiG-29 në kuadër të misionit të NATO-s për mbrojtje kolektive dhe të zgjeruar të hapësirës ajrore në kohë paqeje në krahun lindor të Aleancës, në periudhën nga 14 nëntori deri më 2 dhjetor 2022. Në kryerjen e detyrave do të përdoren me prioritet gjuajtësit bullgarë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..