Aktiviteti do të mbahet më 21 dhe 22 nëntor në Kompleksin e Koncertit «Bullgaria».
Publiku bullgar do të ketë mundësinë të takojë disa nga muzikantët më të shquar të Shqipërisë dhe të dëgjojë vepra klasike të kompozitorëve bullgarë dhe shqiptarë, njofton Filarmonia.
Në kuadër të festivalit publiku bullgar do të mund të shijojë edhe një ekspozitë në sallën e ekspozitës të kompleksit me mbi 30 vepra të ndritshme të artistëve të shquar bashkëkohorë shqiptarë Emiona Stasi, Arben Kristani dhe Dashamir Gurabardi. Ekspozita do të hapet më 21 nëntor në orën 18:00.
Në të njëjtën datë, në sallën e dhomës "Bullgaria" në orën 19:00 do të kenë shfaqje muzikantët e rinj shqiptarë Klevis Delibashi, Ilsa Reka, Eugenia Kristani, Kristi Maneci, Suel Stalbi, Remino Sula, Giorgio Spahiu, Stelina Trokoliçi, Doriana Maljaj, Elson Alku, Herbert Ahmetaj, si dhe violinistja e re bullgare Dalia Çollakova me dirigjent Marko Ozbiç. Orkestra e dhomës do të prezantojë vepra të Çesk Zadeja, Isak Shehu, Jakova/Simoni, Marin Goleminov dhe Aleksandër Tanev.
Më 22 nëntor do të kemi kënaqësinë të dëgjojmë muzikantët dhe pedagogët e shquar Bledar Zajmi, Merita Rexha Tërshana dhe Nevila Kalaja Herczegh me një program me vepra të Limoz Dizdari, Endri Sina, Georgi Zllatev-Çerkin dhe Petko Stajnov.
Ngjarja është nën patronazhin e Ministrit të Kulturës të Bullgarisë. Ambasada shqiptare është partnere e eventeve. Festivali zhvillohet me mbështetjen financiare të Fondit Kombëtar të Kulturës.Një nga ngjarjet më të rëndësishme në hartën kulturore të Bullgarisë – Festivali i artit operistik dhe baletik në Stara Zagora, fillon tradicionalisht me premierën e mikpritësve nga Opera e Stara Zagorës. Më 21 dhe 22 nëntor, trupa e parë operistike jashtë..
Në Panairin e 28-të të Librit në Tiranë, emri i përkthyeses së njohur Janka Trifonova Selimi u shpall mes fituesve të çmimeve, duke u vlerësuar me Çmim të Veçantë Karriere , nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë në bashkëpunim me Ambasadën Bullgare në..
Filmi “Made in EU” fitoi Çmimin e Kritikëve në Festivalin e Filmit Arras në Francë, njoftoi ekipi i filmit të regjisorit Stefan Komandarev. Juria përbëhej nga kritikë filmi dhe gazetarë nga France 2, France Inter, Allociné, Konbini, Vanity Fair dhe..